Vala rekord e të nxehtit, me temperatura që kalojnë 40 gradë në disa qytete, nuk paraqet rrezik vetëm për subjektet më të brishta – të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit që vuajnë nga patologji të ndryshme – por i vë të gjithë në vështirësi. Sidomos ata që nuk kanë kondicioner në shtëpi. Gjithsesi ka metoda për të “mbijetuar” në temperaturat më të nxehta, dhe të cilat duhet t’i dimë të gjithë.
Nxehtësia rekord: dëmtim i shëndetit
Temperaturat e larta mund të kenë pasoja në shëndetin tonë. Ato mund të shkaktojnë çrregullime të lehta si ngërçe, të fikët, edemë. Por edhe probleme më serioze: nga bllokimi tek dehidratimi. Për më tepër, ato mund të kontribuojnë në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të njerëzve që tashmë vuajnë nga patologji kronike. Ndër pasojat është edhe goditja e nxehtësisë, e cila shfaqet me simptoma si mbinxehja, skuqja dhe tharja e lëkurës; marrje mendsh dhe etje e fortë; përgjumje ose agresivitet, deri në humbje të vetëdijes. Në këto raste është më mirë të kërkoni ndihmë urgjente.
Nxehtësia rekord: si të vishemi
Rrobat që veshim mund të bëjnë diferencën. Për të filluar, është më mirë të zgjidhni veshje pambuku që nuk kanë nevojë të hekurosen. Jo, pra, këmishave, fustaneve të ngushta për femra. Dritë jeshile, megjithatë, për bluzat e lehta prej pambuku, të cilat mund të vishen pa u hekurosur. Sa i përket këpucëve, është më mirë të ecni zbathur në shtëpi për të përfituar nga freskia e dyshemeve. Mbajtja e këmbëve tona të lira nga këpucët na çliron, sepse në vapë, venat dhe kapilarët zgjerohen dhe duart dhe këmbët do të jenë më të fryra.
Nxehtësia gjatë natës: strategji për t’i rezistuar
Është më mirë të shmangni pizhamet dhe stampat që pengojnë lëkurën të marrë frymë. Në vend të kësaj, zgjidhni një bluzë të thjeshtë pambuku . Për të qëndruar më të freskët, preferohen mbulesat e dyshekëve, çarçafët dhe këllëfët e jastëkëve prej pambuku dhe shmangia e mëndafshit, satenit dhe materialet sintetike. Mund t’i vendosim këllëfët e jastëkëve në frigorifer për disa minuta, të mbyllura mirë në një qese që të mos lagen. Një dush i ngrohtë para gjumit mund të ndihmojë në uljen e temperaturës së trupit tuaj. Megjithatë, duhet të shmangni dushet e ftohta, të cilat në fund të fundit rrisin djersitjen dhe ndjesinë e nxehtësisë. Kjo vlen edhe nëse zgjoheni të djersitur: bërja e një dushi të ngrohtë mund të sigurojë lehtësim. Nëse nuk keni kondicioner dhe nëse mbajtja e dritareve të hapura nuk mjafton, mund të ndihmoni veten me ventilatorë për të lëvizur ajrin.
Temperaturat rekord: mbijetoni pa ajër të kondicionuar
Për të përballuar nxehtësinë rekord pa ajër të kondicionuar, duhet të mësoni të rregulloni temperaturën e trupit tuaj. Është thelbësore të pini ujë edhe nëse nuk keni etje, për të qëndruar të hidratuar. Shmangni daljet gjatë orëve më të nxehta (nga ora 12:00 deri në 18:00) dhe, nëse është e nevojshme, mbroni veten nga ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj rrezeve të diellit. Në shtëpi, mos i mbani dritaret të hapura gjatë gjithë kohës, në mënyrë që të mos hyjë ajër I nxehtë. Nëse i hapni, është më mirë të mbyllni grilat në mënyrë që të hyjë vetëm një rrymë ajri. Nëse temperatura brenda shtëpisë tonë bëhet e padurueshme, ne mund të dalim në kafe të konsumojmë pije freskuese jashtë, në vende të freskëta ose me ajër të kondicionuar. Kur dilni, mbroni lëkurën tuaj me krem kundër diellit dhe kokën me kapele ose shall. Për të mbrojtur sytë, mos harroni syzet e diellit. Gjithashtu, mbani me vete një shishe plot me ujë. Është më mirë të shmangni pijet me sheqer, të cilat ju bëjnë të ndiheni më të etur.
Nxehtësia rekord: çfarë të hamë
Ushqimi gjithashtu mund të na ndihmojë të përballojmë të nxehtin. Në tryezë, përparësi duhet t’u jepet perimeve. Kungujt, kastravecat, karotat, selino e kështu me radhë janë të pasura me ujë dhe na ndihmojnë në hidratimin. Frutat e stinës janë gjithashtu të shkëlqyera, mundësisht të pasura me ujë dhe jo shumë të ëmbla, si shalqiri, pjepri dhe pjeshkët. Megjithatë, ushqimet e pasura me kripë duhet të shmangen. Pra, jo mishit të pwrpunuar, djathrave, picave apo ëmbëlsirave të paketuara, të cilat mund të nxisin mbajtjen e ujit, duke përkeqësuar shqetësimin e shkaktuar nga vapa. Por, mbi të gjitha duhet shmangur alkooli, pasi përmban etanol i cili shndërrohet në sheqer dhe si kripa shkakton dehidratim.
E zjarrtë dhe e nxehtë: a mund të bësh sport?
Po, por është më mirë të shmangni orët më të nxehta. Idealja është të bëni sport në orët më të freskëta: herët në mëngjes ose pas perëndimit të diellit. Nëse kjo nuk është vërtet e mundur, atëherë përpiquni ta bëni atë në hije. Për të vuajtur më pak nga vapa, mund ta ndihmoni veten me veshje të lirshme dhe me ngjyra të çelta.