Një video e publikuar gjatë misionit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi në pamje shfaqet një kavanoz që fluturon në kushtet e mungesës së gravitetit brenda anijes kozmike.

Pamjet janë shpërndarë fillimisht nga media italiane dhe më pas janë bërë virale, duke tërhequr vëmendjen e publikut për praninë e produktit në një mision kaq të rëndësishëm hapësinor.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar akuzat ndaj për “reklamë të fshehtë”, duke ngritur dyshime se shfaqja e produktit mund të jetë një formë promovimi e maskuar.

Megjithatë, agjencia hapësinore amerikane i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke mos e konsideruar rastin si një veprim marketingu.

Misioni Artemis 2 konsiderohet një hap i rëndësishëm në programin e rikthimit të njeriut në Hënë, ndërsa pamje të tilla nga brenda anijes vijojnë të tërheqin interes të madh publik.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu