Në gjyqin për grupin kriminal të të hetuar në dosjen “Plumbi i Artë”, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani po vijon dëshminë e tij.

Ndër të tjera, ai tregoi se si arriti të lirohej nga qelia pasi kishte qenë i arrestuar për vepra të tjera penale. Dumani rrëfeu se avokati Alban Bengasi ka qenë ndërmjetës, ndërsa shtoi se ka pasur ndihmë nga vëllai i ish-ministrit të Drejtësisë së kohës.

yacht hotel sarande

“Kam paguar para që të dilja nga burgu, kisha avokat Alban Bengasin. Më ka ndihmuar dhëndrri i vëllai të Nasipit që është mjek dhe një mjek-ligjor dhe m’i kanë bërë letrat sikur vuaj nga zemra”, ka rrëfyer Nuredin Dumani.

Sipas këtij raporti, Dumani vuante nga një sëmundje e zemrës e cila e bëntë të pamundur qëndrimin në kushte paraburgimi.

Në materialin që ndodhet në dosjen e SPAK për operacionin “Plumbi i Artë”, mjeku ka theksuar se Dumani kishte zmadhim të aortës dhe disa probleme të tjera kardiake, përfshirë regurgitacion aortal, insuficencë kardiake, dhe aritmi ventrikulare. Kjo gjendje shëndetësore, sipas ekspertizës, e bëri Dumanin të paaftë për të qëndruar në kushte të paraburgimit, dhe për këtë arsye ai u lirua.

“Nga ana e organit të prokurorisë është kërkuar të verifikohet edhe gjendja shëndetësore e të pandehurit Nuredin Dumani dhe për këtë qëllim është kryer akti i ekspertimit mjekoligjor nr…, datë 07.05.2014, pasi është shtruar në QTUS, në sallën e reanimacionit, për shkak të sëmundjes së zemrës. Në konkluzionet e aktit të ekspertimit rezulton se: “1.- Referuar të dhënave të kartelës klinike dhe dokumenteve të çështjes si dhe historikut të sëmundjes, shtetasi Nuredin Dumani vuan nga regurgitim aortal i moderuar, insuficiencë kardiake NYHA II, dilatacion i ventrikulit të majtë, aritmi ventrikulare, kardiomiopatia hipertensive, sëmundje të cilat kanë ardhur si pasojë e një defekti të lindur të aortës. 2.- Në stadin aktual, gjendja shëndetësore e këtij shtetasi është e pastabilizuar, gjendje e cila nuk e lejon qëndrimin e tij në kushtet e paraburgimit”, thuhet në raport./syri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu