
Ka shpërthyer deputeti i PD-së, Asllan Dogjani gjatë numërimit të votave për kandidatët preferencialë.
Demokrati pretendon për vjedhje votash, ndërsa Ilir Rusmali iu përgjigj duke thënë se do të thërrasë policinë.
Mirëpo kjo duket sikur e agravoi më tej situatën, pasi Dogjani përdori fjalë të papërshtatshme.
Dogjani: “Nuk më rr**et për polici fare. Hajde shihe, është e paqartë, vjedh vota dhe thërret polici, vidhni vota, hajdut! Nuk është hera e parë që vidhni. Mos u tallni me votat e qytetarëve, se keni ditë e natë që rrimë këtu, me çfarë të drejte heq vota ti? Nuk është hera e parë. Turp të keni!
Do to marr dhe do ti çoj në SPAK, ku është shprehur vullneti? Për të tjerët shprehet, për mua ku? Hajeni të hapim votë. Talleni. Ja vota, urdhëroni se si tallen këta. Ky e di sa vota…3 vota, 4 vota në kuti i marrin.
Heqin votat kur shënimi është përbri kandidatit. Pse e bëjnë këtë? E bëjnë sepse kanë marrë orientim sikur ka qenë njësoj se u kemi prishur terezinë. Kanë dashure të shkonin në pushime. Njerëzit vuajnë, këta duan të shkojnë me pushime. Kjo nuk është vota e parë, shihni sa marrin.”, shprehet Asllan Dogjani./Nga OraNews