Ish-komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ) të MUP-it serb, Spasoje Vuleviq, është shkarkuar nga posti i tij.

Vuleviq tha se një sistematizim i ri i vendeve të punës u miratua të enjten dhe se ai u informua të premten se nuk llogaritej më tek ai pasi “nuk është nën kontrollin e Aleksandar Vuçiq”, raporton N1.

Ai shtoi se ishte informuar për shkarkimin nga ministri i Brendshëm Ivica Daçiq dhe drejtori i policisë Dragan Vasileviq.
“Më thanë se presidenti nuk dëshiron të ketë një formacion të armatosur që nuk është nën kontrollin e tij absolut dhe se për shkak të kësaj unë nuk mund të jem më komandant”, tha Vuleviq.

Lexo po ashtuKrimi i rëndë në Fier, arrestohet nëna e 26-vjeçaresAi deklaroi se Daçiq i ofroi atij pozicionin e këshilltarit, por ai e refuzoi pasi dëshiron pensionohet para kohe.

Spasoje Vuleviq, i lindur më 1971 në Pejë, ka punuar në SAJ qe nga 1993, transmeton KosovaPress.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu