Florian Pullazi, kreu i Njësisë Nr.2 në Tiranë, i ftuar në programin “Opinion” me Ola Brukon, në News24 tha se PS synon të marrë mandatin e katërt qeverisës në 11 maj. Ai renditi sukseset, sipas tij, të arritura përgjatë 12 viteve të të majtës në pushtet.

Krahas shifrave elektorale brenda vendit, PS synon të marrë shumicën e votave edhe në diasporë. Pullazi thotë se votuesit në Shqipëri por edhe ata jashtë kanë arsye se pse duhet të votojnë mazhorancën aktuale.

yacht hotel sarande

“Nuk është faji i PS që votohet masivisht nga shqiptarët. Thirrja ime është për bashkatdhetarët që kemi jashtë, erdhi koha që ata të shprehen për ngjarjet politike, këtë herë me votë, të vazhdojnë me regjistrimin, shpresoj të jenë pjesë aktive e ngjarjeve aktive në Shqipëri. Të shprehin vullnetin e tyre me votë.

 

Diaspora arma jonë? Arma jonë është puna që kemi bërë gjitohë këto vite, ndryshimi radikal, sistemi i drejtësisë, shtetbërja. Sot flasim për shtetbërje, institucione që i shërbejnë qytetarëve. Por çdo gjë kohën e vet. Besoj shumë që edhe punë të tjera në mandatin e katërt do të bëhen edhe gjëra më të mira për Shqipërinë.

PS është një parti e organizuar si në Shqipëri dhe jashtë territorit. Ka njerëz në Itali, Greqi, Gjermani. Keni parë turet e PS jashtë vendit, aktivitetet e kryeministrit Edi Rama në Greqi, me një mbështetje të madhe. Akuzat e opozitës për turin e diasporës është se thjesht duan të gjejnë një mënyrë për të kritikuar. Në Angli u bë një super aktivitet, në Itali po ashtu. PS ka në thelb të saj qytetarin, për të sjellë sa më shumë të mira”, u shpreh Pullazi.

(BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu