Shprehja “Burgu për burrat është” u rrëzua sot teksa deputetit demokrat Ervin Salianji ngjiste shkallët e gjykatës, i prerë në fytyrë përpara dënimit me një vit burg për “kallëzim të rremë” për vëllanë e ish ministrit Xhafaj të cilin e paditi për trafik droge.
Frikën e tij nuk e fshihnin as ndërhyrjet kozmetike të cilave u është nënshtruar vitet e fundit.
Dënimi për shpifje i deputetit demokrat ka nxehur pritshëm gjakrat në Partinë Demokratike, kryetari i së cilës ndodhet në arrest shtëpie prej muajsh tashmë.
Sali Berisha bëri thirrje për mosbindje civile gjë që PD s’arrin ta kryejë me sukses as për arrestimin e tij. PD njoftoi protestë më 6 tetor ndërsa Edi Paloka foli për destabilizm të vendit në një lidhje direkte me një tv mbrëmjen e sotme.
Ncuk! Demokracia në rrezik nuk shpëtohet nga një mision i pamundur!
PD çirret për drejtësinë e kapur, për Shqipërinë ku gjoja pritet kiamet për deputetin e Babales, pasi Edi Rama na i paska shpallur luftë opozitës me këtë akt.
Por a nuk ishin në luftë deri tani, që prej izolimit të Berishës?!
Nëse do të ndodhte një përmbysje kjo do të kishte ndodhur tashmë. Kur s’e bëri Berisha vetë përmbysjen e madhe nuk do ta bëjë burri me fytyrën që llamburin e që siç mëson Mespec.al është përpjekur deri në momentet e fundit që ta kapë drejtësinë e kapur për t’i shpëtuar dënimit.
Burgu s’është për burrat me botoks që e kanë çuar PD-në në atë derexhe kur nuk ngrihet dot as për kryetarin e jo më për Salianjin e Lozhanit.