Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur me banorët e Njësisë 4 në Tiranë, u shpreh se asnjë qytetar nuk do të jetë më në mjerim dhe ndryshimi do të vijë që në 100 ditët e para me ardhjen në pushtet.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë të lagjes 4, tiranas denbamaden, dibranë, gollobordas të ardhur me të cilët kam jetuar vite e vite në një pallat, se unë jam banor i kësaj lagje, lebër, malësor, një komunitet me prurje të ndryshme, por një komunitet i mrekullueshëm njerëzish të ndershëm, punëtor dhe dinjitoz.

Shpreh kënaqësinë e madhe që jam sot tek ju dhe vij këtu për të paraqitur kandidatët tanë për deputetë në këtë lagje, përfaqësues të shkëlqyer tuaj, Lisandër Hoxhën, Kreshnik Çollaku, Revelino Çuni, përfaqësues dinjitoz i komunitetit rom-egjiptian, një demokrat i vërtetë.

I dashur Besart Xhaferi, kryetar i FRPD-së dhe udhëheqës politik i kësaj dege, Endrison Breçani, kryetar i degës.

Zonja e zotërinj, miq të dashur.

Çdo ditë që na ndan nga 11 maji është një apel, një kushtrim për ne. Janë sirenat që na ftojnë të bëjmë të gjithë përpjekjet tona për fitoren e shkëlqyer, historike që presin banorët e lagjes numër 4 dhe shqiptarët në të 4-anët e vendit.

Mbrëmë pas mesnate jam kthyer nga një tur në jugun e Shqipërisë. E gjeta jugun në këmbë, më të vendosur, më të gatshëm se kurrë, për tu ndarë nga kjo e keqe e madhe, nga kjo sëmundje e rëndë, që quhet Edi Rama dhe regjimi i tij.

Të dashur miq!

Ne sot kemi një epërsi të madhe ndaj kundërshtarit tonë.

Kemi një mbështetje të fuqishme, një entuziazëm të paparë më parë.

Kemi një program i cili me të vërtetë, çdo orë dhe çdo ditë po pushton gjithnjë e më shumë, mendjet dhe zemrat e qindra dhe mijëra shqiptarëve.

Ky program të dashur miq, ka si qëllim kryesor, më kryesor, një mundësi të re për çdo shqiptar, nga fëmijët për një shkollë më të mirë.

Tek pensionistët, për një jetë më të mirë.

Tek të rinjtë, për shanse shkollimi dhe punësimi reale.

Tek bizneset për shanse të vërteta suksesi.

Tek punonjësit përmirësim dhe respekt të punës së tyre.

Por ka para së gjithash rikthimin e parave të shqiptarëve, tek qytetarët.

Miqtë e mi!

Sot, ju, secili prej jush, edhe ai që punon dhe ai që nuk punon, edhe ai që ka biznes, edhe ai që ka makinë dhe ai që nuk ka makinë, çdo njëri, edhe fëmija i sapo lindur dhe i moshuari, paguani taksat më të rënda kësaj qeverie.

Dhe në rast se sot ne kemi 21% të familjeve në këtë vend që nuk ushqejnë dot me 3 vakte ushqim fëmijët e tyre.

Në rast se sot kemi qindra e mijëra pensionistë që nuk blejnë dot ilaçet e tyre.

Në rast se sot kemi çdo ditë, qindra të rinj, që kanë alternativë të vetme, largimin nga Shqipëria, të gjitha këto kanë vetëm një shkak: Përvetësimin, vjedhjen e taksave tuaja, nga regjimi i Edi Ramës, nga Edi Rama, ministrat dhe zyrtarët e tij.

Ndaj dhe unë jam sot para jush për të dhë ju fjalën se, ne në 100 ditët e para do të realizojmë atë ndryshim të cilin nuk e ka menduar ndonjëherë, ndonjë njeri këtu.

Në 100 ditët e para miqtë e mi, ne do të vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo pensionist.

Për çdo qytetar në ndihmë ekonomike, për çdo të papunë, për çdo jetim, që ka vetëm një prind, për çdo student me bursë dhe me këtë shumë ne garantojmë për këta qytetarë që numërojnë kafshatën 6.3 euro në ditë, pak është, por mjerim nuk është.

Me këtë tregues ne barazojmë veten tonë, me vende të tjera të cilat nuk pranojnë që qytetarët e tyre të jenë në mjerim.

Me këtë shumë ne bëjmë Shqipërinë më të drejtë, shoqërinë tonë më të drejtë dhe japim pra një frymëmarrje të re.

Do t’i japim një frymë të re Shqipërisë. Do të kemi kartën e konsumatorit për pensionistët, 20% më lirë do t’i blejmë ushqimet.

Tre muaj më parë Edi Rama tha se po ndodhin krime në spitalin Onkologjik. Por ai nuk mori asnjë masë të vetme, sepse është autori i këtij krimi. Sepse ai i vodhi vetë me bashkëpunëtorët e tij. Ne do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësisë” – u shpreh Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur me banorët e Njësisë 4 në Tiranë, u shpreh se buxheti për shëndetësinë do të dyfishohet, ndërsa akuzoi Edi Ramën për situatën tek Onkologjiku.

“Shqiptarët në 1 vit, shpenzojnë për ilaçe, 4 herë më shumë se për bukën. Kjo do të marrë fund!

Jo vetëm kaq. Kjo shumë është e pamjaftueshme për ilaçet, ndaj të gjithë rrogëultit dhe rrogë ndën 500 euro nuk do të ketë.

Të gjithë rrogëultit, të gjithë pensionistët do të kenë kartën e konsumatorit me të cilën do marrin gjërat bazë, ushqimet me 20% më lirë se të tjerët.

Shqipëria do të adaptojë pikë për pikë listën e ilaçeve të Republikës Italiane dhe do e rimbursojë atë 100% për qytetarët e vet. Në këtë mënyrë ne i japim një përgjigje dinjitoze problemit të mjekimit, të kujdesit për shëndetin.

Miq! E thanë këtu oratorët para meje.

Dy shërbime themelore për çdo komb, arsimi dhe shëndetësia kanë degraduar në mënyrën më të papranueshme. Janë rrokullisur gjer në pothuajse shpartallim.

Në rast se i hedh sistemi të shëndetësisë, është një sistem jashtëzakonisht problematik.

Është një sistem në të cilin të sëmurët rëndë në spitale, i merr sëmundja se nuk kanë ilaçe për mjekim.

Është një sistem në të cilin, një i sëmurë që shfaqet një shqetësim, duhet të presë muaj e muaj të tërë për të bërë skanerin, apo rezonancën.

Është një sistem në të cilin mjekimi, është gjysmak, ose ai që nuk duhet.

Ju keni ndjekur dramën e tmerrshme që zhvillohet në spitalin onkologjik. Në asnjë vend të botës nuk ndodh ajo.

Tre muaj përpara Edi Rama deklaroi se, atje po ndodhin krime kundër njerëzimit. Me të vërtetë po. Në të vërtetë është krim i mirëfilltë kundër njerëzimit, në qoftë se të sëmurin që e ke marrë për mjekim e mban dhe nuk i jep ilaçet që duhen për të luftuar sëmundjen.

Ky është krim.

Por Edi Rama nga ajo ditë gjer sot nuk mori as edhe një masë të vetme. Pse? Sepse ai është autori i atij krimi. Sepse atyre ilaçeve që duhet të bliheshin për të sëmurët, drejtori dhe ministri i vjedhin fondet dhe kjo është arsyeja.

Hajnë dardha dhe i ndajnë bashkë me kryeministrin.

Miqtë e mi, kjo situatë dramatike e kujdesit shëndetësor për shqiptarët, merr fund.

Ne do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe garantoj çdo shqiptar se në territorin e Shqipërisë nuk do të shitet kurrë ilaç cilësie tjetër, vetëm ato që shiten në dy vende të BE.

Dhe se kurrë nuk do mungojnë ilaçet jetike për trajtimin e të sëmurëve tanë.

Do dyfishohen rrogat e mjekëve dhe infermierëve.

Aparaturat, do pajiset çdo spital dhe i gjithë sistemi.

A e dini miq sot, statistika zyrtare e qeverisë konfirmon se në 1 vit ju, ne të gjithë shqiptarët shpenzojmë nga xhepi për kujdesin shëndetësor, 820 mln euro.

Shpenzojmë nga xhepi 3-4 fish që shpenzojnë popujt e vendeve anëtare të BE-së.

Shpenzojmë 2-3 fishin e të gjithë popujve në vendet përreth nesh në Ballkan.

Pra të shpenzosh 820 mln euro për kujdes shëndetësor, a e dini që do të thotë se shqiptarët të cilët në 1 vit, shpenzojnë për bukën në total 220 mln euro, pra shpenzojnë ilaçe 4 herë më shumë se për bukën.

Kush i shpenzon këto? Vetëm ata që kanë. Ata që nuk kanë mbeten në mëshirë të sëmundjeve. Pra kjo është situata e shëndetësisë” – tha Berisha./BalkanWeb

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu