Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka sqaruar sot për mediat një nga çështjet më të debatuara që lidhet me draftin e ri të Kodit Penal, duke hedhur poshtë pretendimet se projektligji ka një qasje lehtësuese për lirimin para kohe të personave të dënuar me burgim të përjetshëm.

Ai theksoi se drafti heq mundësinë që një ditë paraburgim të llogaritet si një ditë e gjysmë burgim, duke e bërë zbatimin e dënimit real edhe më të gjatë.

“Një ditë paraburgim do të jetë e barabartë me një ditë burgim, çka praktikisht zgjat periudhën 35-vjeçare të dënimit që parashikohet për të drejtën e kërkesës për lirim me kusht,” theksoi ministri.

Ulsi Manja: Nëse ka një detajim drafti i kodit penal e ka për lirimin para kohë me kusht të personave të dënuar me burgim të përjetshëm. Nëse kodi aktual thotë se nëse personi i dënuar me burgim të përjetshëm, pasi ka vuajtur 35 vite dënim në rrethana të jashtëzakonshme mund të lirohet dhe kjo ishte lënë në dorën e gjykatës të përcaktojë rrethanat e jashtëzakonshme. Drafti i ri ka parashikuar një procedurë të veçantë të gjykimit të kërkesave për lirim para kohe dhe ka listuar kush janë rrethanat e jashtëzakonshme dhe i ka dhënë përparësi rolit të viktimës. Normalizimit të marrëdhënieve me familjen e viktimës dhe kompensimin moral dhe dëmshpërblimin e viktimës. Cka do të thotë se ky kod, nëse miratohet e ka vështirësuar lirimin para kush të personave të dënuar me burgim të përjetshëm. Pra jo vetëm që duhet të kenë vuajtur jo më pak se 35 vite dënim, por nuk do të kemi më një ditë paraburgim baras me një ditë e gjysmë dënim, por është bërë një ditë paraburgim baras me një ditë. Kjo periudhë 35 vjet zgjatet edhe më shumë dhe nëse nuk ka një shprehje të qartë para gjyqtarit të familjarëve të viktimës se kanë normalizuar marrëdhëniet kjo nuk do të merret në konsideratë. Kjo do të thotë se nuk është i vërtetë fakti që kodi ka frymë lehtësuese për lirimin me kusht para kohe për të dënuarin me burgim të përjetshëm./Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu