Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, është eliminuar nga Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ pas humbjes që pësoi në kategorinë -52 kilogramë.
Kundërshtarja e Gjakovës ishte xhudistja mongoleze Enkhriilen Lkhagvatogoo.
Në një duel ku Gjakova kishte momentet e saj të mira, ajo nuk ia doli që ta fitojë duelin duke u eliminuar kështu për shkak të tri gabimeve që në raundin e parë.
Kështu merr fund rrugëtimi i Norës e cila ishte në kërkim të medaljes së dytë olimpike, por ne presim që ajo të rikthehet edhe më e fortë në garat e ardhshme./Telegrafi/