Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, paralajmëroi sërish policinë që të mos vazhdojë provokimet ndaj protestuesve paqësorë.
“Akti i revoltës së mosbindjes civile është i gjithi paqësor.
Ja ku e keni fytyra e policisë sot nuk është fytyrea e policisë së shtetit, por është narkopolicia e pushtetit.
Të gjithë këta të veshur me uniformë përfaqësojnë interesat e bandave, sepse drejtuesi i tyre që i ka urdhëruar është emërtesë i krijimit të organizuar.
Është rast unik në botë që krimi i organizuar emërton drejtuesin e policisë.
Sikundër nipi i Spiro Kolekës dhe nipi i Enver Hoxhës kërkojnë të provokojnë qytetarët.
Po ua them këtu me shumë seriozitet, Surreli do jetë destinacioni dhe nuk do ketë narkopolici që do e mbrojë Surrelin nga revolta qytetare.
Ne nuk tërhiqemi!
Nuk ka tërheqje, ka vetëm një gjë, strukje të drejtuesve të policisë,” tha Noka.