Reperi i njohur shqiptar Noizy më 5 korrik u arrestua nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut dhe për të është është kërkuar masa e paraburgimit. Arrestimi i tij u bë me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme, e cila ka njoftuar se 38-vjeçari akuzohet për disa vepra penale.

Megjithatë, ende nuk është shpallur një vendim. Për më tepër, prezumimi i pafajësisë zbatohet deri në shpalljen e një vendimi përfundimtar. Reperi shqiptar fillimisht kishte planifikuar një performancë në Rinora 4 në Rümlang.

Eventi nuk mundi të zhvillohej dhe të gjitha njoftimet janë hequr. Së fundmi, përmes një postimi në rrjetet sociale, Noizy u kërkon ndjesë të gjithë fansave:

“Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët, fatkeqësisht, nuk munda të performoja të shtunën mbrëma në Rinora4.

Një keqkuptim i rëndë, i akuzuar nga shpifje e pastër, më përfshiu në një verifikim zyrtar nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me ligjin, deri në dënimin maksimal që parashikon ligji zviceran.

Tani gjithçka është pas krahëve. Jam përsëri me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri. MAMA JA DOLA.”/Balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu