Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula nga ish i dashuri i saj filipinas Mark Samson.

Nëna e 22-vjeçarit ka rrëfyer se vetëm në mëngjes e ka kuptuar se Ilaria kishte ardhur në shtëpinë e saj, pasi e ka dëgjuar teksa debatonte me djalin e saj.

Nors Manlapaz ka thënë se kur është futur në dhomën e të rinjve ka gjetur 22-vjeçaren të vdekur dhe të mbuluar nga gjaku, dhe menjëherë ka rënë pa ndjenja.

“Në mbrëmje po flija. Vetëm në mëngjesin e 26 marsit kuptova se ishte dikush tjetër në shtëpi, kur pashë dy filxhanë kafeje. I dëgjova duke debatuar, pastaj s’u dëgjua më asgjë. Hapa derën dhe pashë vajzën të vdekur. Kam humbur ndjenjat”, ka thënë nëna e Mark, e cila është marrë nën hetim si e dyshuar se ka ndihmuar të birin të fsheh krimin dhe trupin e pajetë të 22-vjeçares shqiptare.

Por medait italiane raportojnë se ky version i Nors Manlapaz nuk ka qenë aspak bindës, dhe sipas grupit hetimor Ilaria ka qenë ende gjallë në momentin që nëna e Mark ka hyrë në dhomë, këtë e tregojnë njollajt e gjakut në mur, ku 22-vjeçarja shqiptare në mënyrë të dëshpëruar ka kërkuar të dalë nga banesa.

Hetimet janë të fokusuara edhe në përcaktimin e saktë të kohës së vdekjes së vajzës. Mark ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se ka pasur marrëdhënie seksuale me të në orët e natës, gjë që do të verifikohet përmes autopsisë, dhe se e ka vrarë mëngjesin pasues, pasi i kishte çuar mëngjesin në dhomë.

Megjithatë, rrobat që kishte veshur viktima, pantallona të zeza dhe një bluzë e bardhë, jo pizhame, hedhin dyshime mbi versionin e tij.

Nën hetim është marrë edhe babai dhe xhaxhai i autorit. Mark ka deklaruar se babai i tij ndodhej në punë pranë Vatikanit në momentin e ngjarjes, por kjo po verifikohet nga autoritetet. Nën shqyrtim është edhe roli i xhaxhait, që banon në të njëjtën ndërtesë dhe pretendon se ndodhej në punë në kohën e vrasjes./vizion

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu