
Për shkak të punimeve që do të kryhen për ujësjellësin e ri të Vlorës për 24 orë qyteti bregdetar do të jetë pa ujë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, përmes një njoftimi për mediat.
Rrjeti duke filluar prej orës 09:00 të mëngjesit është stakuar totalisht deri mëngjesin e së martës.
NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR BANORËT E QYTETIT TË VLORËS
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton për kufizime të furnizimit me ujë!
Stakimi i stacioneve të pompimit, të martën në datë 27 Maj dhe të mërkurën në datë 28 Maj në kuadër të punimeve për ujësjellësin e ri të Vlorës. Kufizimi nis në orën 09:00 të mëngjesit të ditës së martë.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë ndërhyrje të detyruar dhe që i shërben perspektivës së furnizimit me ujë të qytetit nga projekti i ri që aktualisht po zbatohet në Vlorë.