Një turiste shqiptare është mbytur në Tajlandë.

Mediat vendase e kanë identifikuar viktimën si Daniela Idrizi, 41 vjeç.

Ajo, bashkë me bashkëshortin e saj, Mohammed Abdulkhaliya Hamdi Alsaba, 43 vjeç, një shtetas egjiptian, kishin mbërritur në Phuket, qytetin tajlandez, 2 orë para ngjarjes.

Çifti kishin shkuar për të notuar në plazhin Karon. Pas rreth 10 minutash në ujë, Mohammed vuri re se gruaja e tij ishte zhdukur.

Personeli i shpëtimit dhe rojet e plazhit u thirrën menjëherë për të ndihmuar. Pas rreth një ore, Idrizi u gjet nga rojet bregdetare dhe u nxor nga uji pa ndjenja.

Ekipet e ndihmës së shpejtë nga Spitali Chalong mbërritën në vendngjarje dhe u përpoqën ta mbanin në jetë, por ajo nuk ia doli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu