Një burrë i armatosur me një hanxhar u arrestua pasi kërcënoi se do të vriste oficerët në një stacion policie në Gjermaninë perëndimore, të premten herët, thanë prokurorët gjermanë. Hetuesit thanë se besojnë se ai kishte motive ekstremiste islamiste.
Prokurorët thanë se 29 vjeçari shqiptar arriti në stacionin e policisë në qytetin e vogël të Linz am Rhein, midis Koblenz-it dhe Bonit, rreth orës 02:40 të mëngjesit. Prokurorët thanë se ai vazhdimisht brohoriste “Allahu akbar” (Zoti është i madh) dhe tha se donte të vriste policët.
Oficerët e policisë që bënin roje, mbyllën derën e komisariatit dhe hyrjen në oborrin e brendshëm të tij. I dyshuari u përpoq por nuk arriti t’i hapte me forcë, thanë prokurorët në një deklaratë. Oficerët e forcave të posaçme u thirrën në vendin e ngjarjes dhe e vunë atë nën kontroll.
Hetuesit që kontrolluan banesën e të dyshuarit, gjetën një flamur të grupit militant Shtetit Islamik të vizatuar në një mur.
Incidenti pason një sulm me thikë me 23 gusht në qytetin perëndimor të Solingenit, në të cilin një ekstremist i dyshuar nga Siria akuzohet për vrasjen e tre personave.
Një burrë i vrarë në një shkëmbim zjarri me oficerët e policisë pranë Konsullatës izraelite në Munih të enjten, gjithashtu dyshohet se ishte i radikalizuar./voa
yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu