
Një skenë simbolike nga Tirana po bën xhiron e mediave ballkanike, duke ngjallur reagime të forta – veçanërisht në Serbi. Media kroate “24 Sata” ka publikuar një foto që, sipas tyre, “vlen sa një mijë fjalë” dhe “me siguri i nervozon serbët”.
Në foto shfaqen fëmijë shqiptarë që formojnë shqiponjën dykrenare me duar, pikërisht gjatë intonimit të himnit serb, në një event sportiv apo kulturor ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Serbia.
“Fëmijët shqiptarë tundnin duart duke formuar shqiponjën dykrenare përballë lojtarëve serbë,” – shkruan media kroate, duke e përshkruar si një moment të papritur dhe simbolik.
Por ajo që tërheq vëmendjen është komenti i pazakontë i “24 Sata” për simbolin e shqiponjës dykrenare. Sipas tyre, ky simbol nuk përfaqëson vetëm Shqipërinë:
“Shqiponja dykrenare është simbol i Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Rusisë, dhe përfaqëson unitetin e të kundërtave – lart/poshtë, majtas/djathtas, lindje/perëndim, botën shpirtërore dhe atë tokësore.”
Megjithatë, në analizën e tyre, media kroate pranon se në Serbi ky gjest shihet si provokim, për shkak të konotacioneve me idenë e “Shqipërisë së Madhe”. Ndërkohë në Shqipëri, simboli lidhet me figura kombëtare si Skënderbeu dhe trashëgiminë kulturore.
Ky detaj ka ndezur debate të reja në rrjet, ku shumë komentues shqiptarë e kanë konsideruar gjestin si një shprehje krenarie kombëtare apo një minidron të ngritur në heshtje…