Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës të dielën, pas diagnostikimit me një infeksion urinar të shkaktuar nga zmadhimi beninj i prostatës. Kjo ndërhyrje vjen pas disa procedurave të tjera mjekësore që ai ka kryer kohët e fundit, përfshirë një operacion për hernie në mars dhe implantimin e një pacemakeri në korrik të vitit të kaluar. Operacioni planifikohet të zhvillohet në spitalin Hadassah, ku Netanyahu u diagnostikua fillimisht. Pavarësisht sfidave shëndetësore, kryeministri ka vazhduar të udhëheqë vendin gjatë konflikteve të vazhdueshme me militantët e Hamasit në Rripin e Gazës.