Fëmijët që rriten në praninë e maceve kanë më pak gjasa të preken nga alergjitë, astma dhe probleme të sistemit imunitar. Këtë e tregon një studim i kryer nga Purdue University dhe Miami University në Shtetet e Bashkuara, i publikuar në kuadër të kërkimeve për ndikimin e kafshëve shtëpiake në shëndetin e njeriut.

Sipas profesoreshës Jennifer McConnell, një nga autoret e studimit:
“Fëmijët që rriten me mace apo qen zhvillojnë një sistem imunitar më të balancuar, kanë më pak stres dhe përballen më rrallë me sëmundje respiratore si astma.”

Studiuesit identifikuan disa përfitime konkrete nga rritja me mace:

  • Ulje e ndjeshme e rasteve të alergjive dhe astmës
  • Rritje e ndjeshmërisë emocionale dhe ndjenjës së sigurisë te fëmijët
  • Reduktim i stresit, presionit të gjakut dhe rrezikut për sëmundje kardiovaskulare
  • Efekte pozitive edhe te fëmijët me spektrin e autizmit, të cilët shfaqin më shumë përfshirje sociale në praninë e një kafshe

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra për Ndërveprimin Njeri-Kafshë në Purdue University, fëmijët që përkëdhelin mace apo qen prodhojnë më shumë oksitocin – hormoni i lidhjes dhe qetësisë – gjë që ndihmon në zhvillimin e shëndetshëm emocional dhe mendor.

Ky është një tjetër argument përse kafshët nuk duhen parë vetëm si shoqëruese të shtëpisë, por edhe si një burim natyror mirëqenieje për të gjithë familjen – veçanërisht për më të vegjlit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu