Tokio – Një kompani dizajni në Japoni ka gjetur një mënyrë jo të zakonshme për të përmirësuar mirëqenien në vendin e punës: punëson mace. Bëhet fjalë për , e cila ka integruar plot 11 mace në ambientet e zyrës, duke i bërë ato pjesë të përditshmërisë së stafit dhe jo thjesht maskota.

Macet lëvizin lirshëm nëpër zyra dhe, sipas kompanisë, kanë ndihmuar ndjeshëm në uljen e stresit, rritjen e moralit dhe krijimin e një atmosfere më të qetë pune. Tradita ka nisur që në vitin 2004, me adoptimin e maces së parë të zyrës, ndërsa me kalimin e viteve numri i tyre është rritur.

Punonjësit kujdesen kolektivisht për kafshët, ndërsa drejtuesit theksojnë se prania e maceve ka ndikuar pozitivisht edhe në kulturën e brendshme të kompanisë, duke forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes stafit.

Shembulli i kësaj kompanie në po tërheq vëmendje ndërkombëtare si një model alternativ për mirëqenien në vendin e punës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu