Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në rrugën Ura e Çernecit-Librazhd. Një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë saj.

Si pasojë e rrokullisjes së automjetit, ka humbur jetën drejtuesi dhe janë plagosur dy të tjerë.

yacht hotel sarande

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata të cilët kanë pikasur automjetin disa metra poshtë rrugës dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca e spitalit të Bulqizës e cila ka bërë të mundur transportimin e dy pasagjerëve të plagosur, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, dyshohet se drejtuesi i automjetit e ka humbur jetën në vendin e aksidentit për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të aksidentit të rëndë ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë nga lagështia në rrugë.

Ky aks rrugor është asfaltuar sëfundmi, ndërsa deri tani nuk është bërë plotësimi me sinjalistikën e nevojshme dhe barrierat anësore mbrojtëse.

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Ura e Çerenecit – Ostren, shtetasi K.B., rreth 63 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë 63-vjecari, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./vizionplus

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu