NJU JORK (AP) – Një helikopter u rrëzua të enjten në lumin Hudson në Manhatan, thanë autoritetet. Në bord ishte një familje dhe piloti, të gjithë kanë humbur jetën. Mes tyre 3 janë fëmijë. Pamjet e rrëzimit janë regjistruar nga kalimtarë dhe tregojnë helikën dhe bishtin që shkëputen nga trupi që në ajër sekondat e fundit para se të binte ne ujë.

Departamenti i zjarrfikësve tha se mori një raport për një helikopter në ujë afër orës 15:17.

Përplasja ndodhi në lumë pranë Houston Street dhe tunelit Holland.

Departamenti i zjarrfikësve tha se kishte njësi në vendngjarje duke kryer operacionet e shpëtimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu