
Kosova ka marrë një fitore të artë në Goteborg, duke mposhtur Suedinë si mysafire me rezultatin minimal 0-1, në një ndeshje vendimtare për ëndrrën drejt Botërorit.
Suedia nisi më mirë, duke ushtruar presion me disa rivënie nga këndi, por Arijanet Muric ishte fantastik në portë, duke mbajtur gjallë shpresat e Dardanëve.
Goli i fitores erdhi në minutën e 32-të pas një aksioni model:
Vedat Muriqi pasoi tek Veldin Hoxha, ky te Fisnik Asllani, i cili shënoi nga afërsia për 0-1.
View this post on Instagram
Kosova pati mundësi edhe për golin e dytë; Muriqi goditi fort, portieri suedez priti, ndërsa nga topi i kthyer Leon Avdullahu goditi shtyllën.
✅ 45 minutat e para u mbyllën me epërsinë 0-1 të Kosovës, e cila e menaxhoi me zgjuarsi edhe pjesën e dytë, duke marrë tri pikë të mëdha dhe duke mbajtur gjallë ëndrrën e play-offit për Botëror.
📊 Statistikat tashmë flasin ndryshe: Kosova ka 75% mundësi për ta siguruar play-offin.
Reagimet
Kryeministri Edi Rama përshëndeti fitoren historike me një mesazh simbolik në rrjetet sociale:
“🇦🇱Dy krena, dy fitore, një shqipe🇽🇰
#ForcaKosovë❤️🦅”