Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në Shkodër, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin Rajonal pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.

Fëmija ishte paraqitur në spital me insuficiencë kardiake, puls të ulët dhe shenja jetësore të dobëta, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ai ndërroi jetë pas 10 minutash.

Pak më vonë, motra e tij mbërriti në spital me simptoma të ngjashme dhe u dërgua në Tiranë te QSUT në gjendje kritike.

Analizat toksikologjike në Tiranë zbuluan shenja kontaminimi me helm minjsh, duke ngritur dyshime se fëmijët ose e kanë konsumuar aksidentalisht ose kanë rënë në kontakt me të duke rrëzuar mundësinë e një viroze sezonale.

Sipas burimeve janë bërë analiza tek Toksikologjiku në Tiranë ku janë konsatuar shenja të kontaminimit me helm miu.

“Pas analizave të gjakut kanë dalë rezultatet ku janë gjetur shenja të kontaminimit me helm miu”, thotë korrespondenti i Euronews Albania në Shkodër.

“Dyshohet se familjarë kanë hedhur ilaç minjsh në banesë”, thotë korrespondenti i Euronews Albania në Shkodër.

.

 

Njoftimi i policisë, Shkodër

Më datë 21.02.2025, shtetasi S. H. ka dërguar për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër, 2 fëmijët e tij, vajzën 7 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, të dyshuar me virozë stine. Pas mjekimit, shtetasi S. H. dhe 2 fëmijët janë larguar në banesë.

Për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, më datë 22.02.2025, shtetasi S. H. i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT, për mjekim të specializuar.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu