Një 11-vjeçar është shpallur i humbur në Tiranë, pasi ka humbur kontaktet me familjen që prej ditës së djeshme.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri banon në zonën e Freskut dhe është parë për herë të fundit pranë shkollës “Androkli Kostallari”. Mësohet se ai nuk është paraqitur në shkollë, çka ka ngritur shqetësim tek familjarët.
Nëna e tij ka bërë denoncim në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë, ndërsa policia ka nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e të miturit.
Familjarët kanë dorëzuar edhe foton e 11-vjeçarit në polici, për të ndihmuar në identifikimin dhe lokalizimin e tij.
Autoritetet apelojnë që kushdo që ka informacion të kontaktojë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu