Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se prej ditës së sotme, 7 korrik, janë hapur regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta për vitin e ri shkollor. Procesi do të kryhet në platformën digjitale e-Albania dhe do të jetë i disponueshëm deri më 31 gusht 2025.

Ky afat i zgjatur synon t’u japë të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë mundësinë për të regjistruar fëmijët në një kohë të përshtatshme për ta, pa pasur nevojë për radhë apo dokumente fizike.

 

Regjistrimi online është tashmë një procedurë e konsoliduar që synon të lehtësojë shërbimet publike për qytetarët dhe të shmangë burokracitë në institucionet arsimore.

Autoritetet u bëjnë thirrje prindërve të kryejnë aplikimet brenda afatit dhe të konsultohen me shkollat për çdo informacion shtesë që mund të nevojitet gjatë këtij procesi./tvklan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu