Pakot me fileto pule me salmonele mbajne daten e skandences 13/11/2026

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me mishin e pulës që u konstatua me salmonele. Hetimet po vijnë për dy vepra penale atë të shpërdorimit të detyrës dhe importimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Hetuesit janë duke verifikuar mbi procedurën që kanë ndjekur punonjës të AKU, nga momenti i hyrjes së mishit në vendin tonë dhe daljen e përgjigjes së analizave që u deshën të paktën 10 ditë për të mësuar se mishi që u importua nga Brazili ishte i infektuar me salmonele një pjesë e të cilit u shit dhe nuk u tërhoq dot nga tregu nga agjentet e AKU.

Hetimet nisën pas referimit të rastit nga Policia e Shtetit që ka shpallur në kërkim edhe pronarin e kompanisë që ka importuar sasinë e mishit, por edhe kallëzimit të AKU për disa punonjës të tyre për “shpërdorim detyre”.

Më 21 Mars nga analizat e kryera nga AKU u konfirmua prania e bakterit të rrezikshëm te mishi i pulës në një sasi prej 7.8 ton e importuar nga Brazili. AKU sekuestroi 5.2 ton mish tek importuesi, por 2.6 ton të tjera janë shpërndarë në tregun shqiptar dhe mund të jenë konsumuar./abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu