Shoferët që shkaktojnë aksidente do të paguajnë më shumë për sigurimin, ndërsa ata pa aksidente do të kenë ulje të çmimit të primit.

Ky sistem që ka hyrë në fuqi më 1 janar 2025, do të zbatohet për të gjitha shoqëritë e sigurimeve që ofrojnë sigurimin e detyrueshëm të automjeteve (TPL), në kategoritë B1 (autovetura) dhe B2 (furgona, mikrobusë).

yacht hotel sarande

Sipas ekspertit rrugor Arben Luzi ky sistem po përdoret në disa shtete dhe është një zgjidhje teknike që synon rritjen e përgjegjshmërisë së shoferëve.

AMF ka përcaktuar gjithashtu faktorë të tjerë të riskut, siç janë: historiku i dëmeve, fuqia motorike e automjetit, mosha dhe eksperienca e drejtuesit të mjetit, përdoruesi (individ ose subjekt), si dhe qarku ku është regjistruar automjeti.

Pjesë e këtij sistemi është edhe vlerësimi i rrezikut të qarqeve të ndryshme, ku qarqet si Berati, Dibra dhe Kukësi do të konsiderohen me risk të ulët./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu