
Qytetarët shqiptarë tashmë mund të paguajnë taksat e mjeteve të tyre përmes platformës e-Albania, pa qenë e nevojshme paraqitja fizike në sportele.
Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook e cilësoi këtë si një tjetër hap përpara në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të jetës së qytetarëve.
Sipas tij, kalimi i këtyre shërbimeve në format online është pjesë e strategjisë së qeverisë për modernizimin e administratës dhe eliminimin e burokracive në shërbimet publike.