Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti e nis nga Gjakova: Ditë e bardhë për të filluar fushatën faqebardhë.
“Po e nisim me Gjakovën e Gjakovës ia nisëm me fshatrat Cërmjan dhe Bec për të takuar banorët e rajonit të Dushkajës. Vazhdojmë përgjatë ditës me vizita e takime cep më cep të Gjakovës.
Në orën 18:00 takohemi në Sallën e Sportit “Shani Nushi”, për tubimin e hapjes të fitores së zemrave të 9 shkurtit!” shkruan Kurti në Facebook.