9 ditë e netë të rrumbullakosura me dhjetra ngjarje e filma që do të përçohen nga ekrani te spektatorët. DokuFest, sot, më dy gusht, shënon fillimin e edicionit të 23-të të festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe dokumentarit në Prizren.

Qyteti i Prizrenit edhe këtë vit do të jetë mikpritës i dhjetra regjisorëve e artistëve të huaj e vendor dhe vendtakim që mbledh filmdashësit para ekranit buzë Lumbardhit. Edicioni i 23-të do të zgjasë prej dates dy deri më dhjetë gusht dhe do ketë rreth 250 dokumentarë dhe filma të shkurtër.

yacht hotel sarande

Edicioni nis sot në mbrëmje me një ceremoni hapëse në Lumbardhi Bahçe. Me atmosferë të jashtëzakonshme, festivali do të përcillet me fjalime të përzemërta dhe shfaqje magjepse që do japin një tablo se si do të duket festivali përgjatë plot nëntë ditëve.

 

DokuFest nuk zhgënjen!
Edhe këtë vit, festivali është determinuar të sjell një përzgjedhje të jashtëzakonshme filmash, ku secili film do të ofroj perspektiva të ndryshme dhe do të ngris pikëpyetje që do ngjallin diskutime.

103 filma nga dhjetra shtete do të garojnë që të marrin çmimet më të mira në kategoritë përkatëse si: “Balkan Dox”, “International Feature Dox”, “International Short Dox”, “International Shorts”, “Human Rights Dox”, “Green Dox”, “Truth Dox” dhe “National”.

Kategoritë e tilla dëshmojnë përpjekjen e vazhdueshme të festivalit për të shërbyer si hapësirë ndërkulturore dialogu që mëton t’i jep publikut perspektiva diverse si alternativë shoqërore. E pikërisht tema që do shoqërojë këtë vit është “NEW ORDER”.
Bota nuk është më njësoj. Konfliktet globale dhe ndryshimet në pushtet po ri-formojnë rendin ndërkombëtar, andaj jemi të emocionuar të eksplorojmë këtë temë në festival, duke përfshirë diskutime dhe programe speciale filmash si “Focus Ukraine” dhe “No Other Land: Films on Palestine” që lidhin të kaluarën me të tashmen dhe shqyrtojnë nëse ka ende shpresë për të ardhmen.

Si film hapës është përzgjedhur filmi “Dr. Strangelove or: How I Learned to Stop Worrying and Love the Bomb” nga regjisori Stanley Kubrick. Filmi, si zgjatim i tematikës së këtij viti, satirizon ankthet e Luftës së Ftohtë përmes absurditeve të marrëzisë njerëzore. Film që do qëndojë në mendjet tuaja për shumë kohë, ashtu si dhe vetë festivali Dokufest!

Gjithçka nis me film, por nuk përfundon me të!

Përveq filmave, DokuFest organizon edhe DokuNights. Çdo vit, DokuFest sjell performuesit më të mirë muzikor ndërkombëtar dhe vendorë për të elektrizuar audiencën në DokuNights. Edhe këtë vit, emra artistësh, mes të tjerësh, si Aisha Devi e 47 Soul do të sigurohen që të kaloni një natë si në filma!

Audienca e nesërme e festivalit DokuFest janë fëmijët e sotëm, andaj DokuFest nuk harron që t’i përfshijë edhe të vegjlit ku të njëjtit do të kenë mundësinë që të shohin filma të destinuar për moshën e tyre dhe të ndjekin punëtori në Innovation Training Park në kuadër të DokuKids.

DokuTalks, DokuPhotos dhe DokuTechs janë edhe tre programe të tjera që do ofrojnë diskutime, ekspozita të ndryshme, dhe panele që do shërbejnë si hapësira për përfshirjen e teknologjisë në art përgjatë këtij edicioni.

DokuFest 2024 është një udhëtim!

Andaj, ne ju ftojmë të përgatiteni për një udhëtim të pashoq që do ju kënaqë dhe do ju frymëzojë.

Ejani të takohemi të gjithë para ekranit!

Mirë se vini në DokuFest 2024!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu