Specialistët e Zonave të Mbrojtura në të gjithë vendin kanë nisur sot punën për Censit Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë Dimërues.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bëri të ditur sot se “për dy ditë rresht specialistët e Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura, ekspertë, ornitologë dhe vullnetarë ndodhen në 34 vende numërimi, për të zhvilluar studimin më të rëndësishëm të vitit Censin Ndërkombëtar të Shpendëve Ujor Dimërues”.

yacht hotel sarande

Censi do të zhvillohet edhe gjatë ditës së nesërme në të gjitha zonat e mbrojtura.

Rreth 143 shtete nga e gjithë bota realizojnë një studim kaq të rëndësishëm. Popullata të ndryshme të shpendëve të ujit kërkojnë skema të ndryshme monitorimi. Regjistrimi Ndërkombëtar i shpendëve të ujit përfshinë të gjitha llojet e ligatinave natyrore dhe ato të krijuara nga njeriu, si edhe të gjithë llojet e shpendëve që hasen në këto habitate.

Shqipëria i është bashkuar Censit Ndërkombëtar të Shpendëve të Ujit që në vitin 1993, ku fillimisht ky census u zhvillua në habitatet bregdetare dhe liqenin e Shkodrës. Në nivel ndërkombëtar censi ka filluar që në vitin 1967./atsh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu