
Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur sot Niko Peleshin si kryetar të ri. Peleshi mori 84 vota pro, ndërsa 3 vota ishin kundër.
Seanca u zhvillua me votim të fshehtë, i shoqëruar nga abstenime dhe veprime simbolike të opozitës, e cila hodhi postera kundër qeverisë Rama në kutitë e votimit.
Me këtë rezultat, Peleshi merr drejtimin e Kuvendit, duke zëvendësuar në këtë post Elisa Spiropalin.