
Një vatër me AH1N5 u zbulua në fshatin Maliq Muço, Njësia Administrative Rashbull, Bashkia Durrës. Shërbimi veterinar e ka vendosur fermën në karantinë pas njoftimit për ngordhjen e 500 shpendëve. Një ditë më pas, numri ka shkuar në 2 mijë krerë. Subjekti ka rreth 227,708 krerë në total, të mbarështuara në katër kapanone në pularinë e Njësisë Administrative Rashbull dhe një kapanon në Njësinë Shënavlash, nga të cilët janë raportuar dëmtime vetëm në njërin prej tyre. Në të njëjtin stabiliment, firma REA pati humbje edhe në vitin 2022.