Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:15 në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Mark Lula”.

Një person ka qëlluar të dashurën e tij dhe më pas ka vrarë veten brenda në makinë. Gruaja është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Incidenti ka ndodhur në zonën e njohur si fusha e druve.

Viktima, Kole Manaj, 34 vjeç, dhe gruaja e plagosur, Anila Prenushi, 44 vjec janë gjetur në një automjet pa dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Brenda automjetit është gjetur një armë pistoletë. Policia dhe shërbimet e ambulancës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e rrethanave.

Prendushi është nënë e tre fëmijëve dhe pas divorcit 6 vjet më parë bashkëjetonte me autorin e krimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu