Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit të shpërndarë në rrjetet sociale se ka ndërruar jetë nga një aksident.

yacht hotel sarande

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë shprehet se “jam gjallë e mirë, nuk kam vdekur”.

Më tej ai shton se ata që i përhapin këto lajme të rreme, janë ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.

“Edhe në burg ka jetë dhe është interesante”/ Meta flet nga qelia: Do të kandidoj dhe do zgjidhem deputet në 11 Maj! Indiferenca, aleati më i mirë i Narko-regjimit
“Ndoshta disa do të trishtohen, por, ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik.

Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.

Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë!”, shprehet Basha.

Pas reagimit të Bashës ishte kryeministri Edi Rama, i cili ripostoi reagimin e Bashës, duke ofruar komentin e tij për rastin.

“Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen”, shkroi Rama me ironi në Instagram, shoqëruar me foton e reagimit të Bashës.

“E di, për ty, kush nuk vjedh, fle gjumë. Nuk kam nga ato halle, që ty ta kanë vrarë gjumin, me shokë e shoqe, që t’i zunë me mollë e dardhë, “pas shpine”, me çyrbet e kapura duke blerë vota krimi për ty, apo “mikun” tënd McGonigal, që sot është në burg, i paguar, për të sajuar poshtërsi ndaj meje.” ishte përgjigja e Bashës në vijim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu