Politikat e brendshme percarëse dhe ngerci politik pas zgjedhjeve parlamentare te 9 shkurtit janë arsyet që po pengojnë përparimin e Kosovës në agjendën e Bashkimit Europian.

Ky është konkluzioni i Raportit të Progresit në pjesën për Kosovën për vitin 2024, pjesë e raporteve që përpilon Brukseli për vendet që synojnë anëtarësimin në bllok.

Në raport përmendet edhe hapi që hodhi Këshilli Europian për heqjen graduale të masave ndëshkuese, edhe pse për këtë priten veprime konkrete dhe bashkëpunuese nga Prishtina zyrtare dhe që lidhen me komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

 

Këto masa sipas përllogaritjeve i kanë kushtuar Kosovës brreth 613.4 milionë euro për projekte të pezulluara apo të shtyra për një afat të papërcaktuar, nga të cilat 7.1 milionë euro konsiderohen të humbura përfundimisht.

Në draftin e raportit të BE-së është përmendur edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga vetë blloku duke I kujtuar edhe njeherë të dy vendeve detyrimet nga marreveshja e 2023-shit.

Por dialogu duket në linjë të dytë, në kohën kur Kosova është e përsfhirë nga zgjedhjet. Aty këtë të hënë nisi edhe java e fushatës zgjedhore për balotazhin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në 9 nëntor në 18 komuna..

Kosova është i vetmi vend nga Ballkani Perëndimor që nuk ka siguaruar statusin e vendit kandidat, ndonëse ka aplikuar për anëtarësim në dhjetor të vitit 2022.

/ abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu