Nga Australia e largët, një bashkatdhetar ka nisur zarfin me fletën e votimit drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke simbolizuar përkushtimin e diasporës shqiptare për të qenë pjesë aktive në të ardhmen politike të vendit.

Lajmin e ka ndarë drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, në një postim në rrjetet sociale ku thekson rëndësinë e këtij procesi historik.
“Vota e diasporës po ngre themelet e Shqipërisë anëtare të BE-së,” shkruan Balla, duke e cilësuar pjesëmarrjen e shqiptarëve jashtë vendit si një gur themeli për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Nëse e ke marrë fletën e votimit, plotësoje, njofto postierin ose shko vetë në zyrën postare. Janë 40 mijë prej jush që nuk e kanë tërhequr akoma (postieri nuk ua ka sjellë). Jeni ende në kohë ta tërhiqni dhe ta nisni për në Shqipëri. Mjafton që të mbërrijë në Shqipëri deri më 11 maj, ora 19:00.”

Ai njofton se deri tani janë mbi 70 mijë zarfa të mbërritur në Shqipëri. “Ne e mbajtëm fjalën për votën e diasporës, tani u takon shqiptarëve ta përdorin votën e tyre,” shprehet Balla.

“Vota e shqiptarëve të Europës dhe botës në këto zgjedhje është historike jo vetëm në vetvete, por edhe sepse peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Europian, duke mbyllur negociatat me BE-në brenda vitit 2027,” vijon Balla, duke u bërë thirrje votuesve të mbështesin Partinë Socialiste në kolonën ku ndodhet emri i saj në fletën e votimit. “Voto 5, mu në mes të fletës së votimit ku është kolona Partia Socialiste, Edi Rama, dhe jepe edhe ti dorën tënde për ta ngjitur flamurin më të bukur në botë në majën ku gjendet Shtëpia e Europës së Bashkuar.”përfundon mesazhin Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu