Kryeministri Edi Rama riktheu në vëmendje zhvillimet e javës që lamë pas, duke publikuar në Facebook një fotogaleri me momente nga angazhimet e tij në Kosovë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Në album përfshihen pamje nga mbledhja e parë e Bordit të Paqes në Washington ku u takua me presidentin Donald Trump, vizita në Prishtinë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ku u takua me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, si dhe nga leksioni i hapur me studentët e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe takimi me nxënës të Gjimnazit “Sami Frashëri”.

Më herët gjatë së dielës, kryeministri Edi Rama e cilësoi vizitën e tij në Washington për mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes si momentin më të veçantë të javës. Ai tha se Shqipëria u ul me krenari si anëtare themeluese në një tryezë që, sipas tij, hap një kapitull të ri në arkitekturën globale. /Tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu