Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale mbërritjen në Shqipëri të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan.

Në një postim të shkurtër, Rama e cilëson Presidentin si “mik të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar” dhe shpreh kënaqësinë për këtë vizitë zyrtare, e cila u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës.

“Mirëmëngjes dhe me mbërritjen mbrëmë në Shqipëri të një miku të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve, Lartësisë së Tij, Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri.

Vizita e presidentit të Emirateve pritet të shoqërohet me takime të nivelit të lartë dhe nënshkrime marrëveshjesh bashkëpunimi në fusha strategjike si investimet, energjia dhe infrastruktura.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu