Ylli Zalla, u shpall në kërkim nga Policia, pasi iu gjet arsenal armësh në banesën në Fushë-Krujë. Nga e njëjta banesë dyshohet se ka dalë edhe mjeti i autorëve të atentatit mafioz në Rinas, të cilët Zalla i ka ndihmuar për të siguruar edhe armët. Ylli Zallës iu gjetën në banesë 3 kallëpe tritol, 12 granata dore, 4 armë zjarri, 6 mijë fishekë, 5 bomba me telekomandë dhe mbi 2 kg kanabis.

Ylli Zalla nuk është një emër i panjohur për blutë. Ai ka rënë në pranga edhe në vitin 2014 për prodhim të bombave artizanale. Në ato kohë, Zalla dyshohej për lidhje me grupet terroriste të ISIS, që dërgonin shqiptarë për të luftuar në Siri. Ai u arrestua, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Krujë kishte caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg për “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Nuk dihet nëse ai është dënuar për këtë çështje.

Ndërkohë ka kërcënuar me jetë dhe ish-pronarin e fabrikës së çimentos, ngjarje e ndodhur gjithashtu përpara disa vitesh. Kujtojmë se në banesën e kontrolluar sot në zonën e Niklës, ku u gjet një arsenal armësh besohet se ka dalë edhe automjeti tip “Toyota”, i cili është përdorur nga autorët e ngjarjes së rëndë./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu