
Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.kombetarjaPortali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Vendin e parë e mban sulmuesi i Shqipërisë i cili bëri gjithçka në Rusi në ndeshjen që skuadra e tij luajti ndaj Khimki në transfertë. Mirlind Daku realizoi dy gola, gaboi nga pika e bardhë e penalltisë dhe iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.
Vendi i dytë shkon për mesfushorin Ylber Ramadani i cili shënoi eurogol kundër Torinos dhe i dhuroi fitoren Leçes. Portieri Etrit Berisha mbajti portën e paprekur në fitoren që skuadra e tij mori kundër Vernamo dhe pozicionohet në vendin e tretë.
Ardian Ismajli bëri një performancë fantastike për 90 minuta në fitoren e Empolit kundër Monzës. Top 5-shja plotësohet me Ivan Balliun./Panorama