Edhe pse vera po i afrohet fundit, pushues të shumtë vendas dhe të huaj vijojnë të frekuentojnë brigjet shqiptare, duke shijuar peizazhet mahnitëse dhe ujërat e kristalta të Rivierës.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, publikoi rrëfimet e pushuesve mbi përvojat e tyre në bregdetin shqiptar. Ai ndau përjetimet e vizitorëve që shprehnin entuziazëm për mikpritjen dhe plazhet e Himarës, Dhërmiut dhe Borshit, të cilat i cilësoi si “fantastike”.

Rama theksoi se turizmi këtë vit ka shënuar rritje të ndjeshme, ndërsa plazhet shqiptare po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu