Ben Affleck ka thyer heshtjen mbi ndarjen nga Jennifer Lopez dhe marrëdhënien e tij me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, gjatë një interviste për revistën britanike *GQ*.

Aktori 52-vjeçar, i cili u ribashkua me J Lo në vitin 2021, u nda sërish prej saj pasi këngëtarja paraqiti kërkesën për divorc në gusht të vitit të kaluar, pas vetëm dy vitesh martesë.

Megjithëse ka qenë i rezervuar për këtë çështje, Affleck theksoi se ndarja nuk kishte të bënte me ndonjë skandal apo dramë. “Nuk ka asnjë telenovelë apo intrigë pas kësaj. Arsyet janë më personale dhe të ndjeshme,” – u shpreh ai, duke shtuar se nuk dëshiron të japë më shumë detaje pasi ndihet i ekspozuar emocionalisht.

Affleck foli gjithashtu për pjesëmarrjen e tij në dokumentarin *The Greatest Love Story Never Told*, një projekt prej 20 milionë dollarësh i Lopez mbi historinë e tyre të dashurisë. Fansat vunë re që aktori dukej i ftohtë dhe i distancuar në dokumentar, duke pranuar vetë se ndjehej “i parehatshëm” përballë kamerave dhe se “e vlerësonte privatësinë e tyre si çift”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu