
Sinoptikani Hakil Osmani nga “Meteoalb” në një intervistë për “Ora News” bëri me dije se moti gjatë ditës së sotme do të vijojë të jetë i qëndrueshëm.
Ndërsa tha se nga dita e nesërme do të rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut, që do të shoqërohen edhe me rënie të temperaturave.
Kjo situatë, tha Osmani, do të vijojë deri ditën e premte, ku do të shënohen dhe rritje të temperaturave.
Ndërsa për fundjavën, Osmani theksoi se ka sinjale që të vijojnë reshjet e shiut, të cilat tha ai, do të jenë në formën e rrebesheve.