Pas shpalljes zyrtare nga Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste për krijimin e komisioneve të reja parlamentare, tashmë është bërë publike edhe ndarja konkrete e drejtimit të tyre mes shumicës dhe opozitës.

Në përputhje me premtimin për një strukturim më funksional të Kuvendit dhe përfshirjen e opozitës në drejtimin e komisioneve të rëndësishme, është përcaktuar lista përfundimtare e 11 komisioneve të reja të përhershme parlamentare.

Komisionet që do të drejtohen nga shumica parlamentare (Partia Socialiste):

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
– Fokusohet në politikat buxhetore, nxitjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
– Merr përsipër reformimin e sistemit ligjor dhe modernizimin e administratës publike në përputhje me standardet e BE-së.

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
– Trajton çështjet e sigurisë, rendit publik dhe kapacitetet mbrojtëse të vendit.

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
– Do të ndjekë politikat e zhvillimit territorial, infrastrukturës dhe menaxhimit të burimeve natyrore.

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
– Angazhohet për zhvillimin e sektorit bujqësor, sigurinë ushqimore dhe fuqizimin e zonave rurale.

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme
– Komision kyç për koordinimin e procesit të integrimit evropian dhe marrëdhënieve diplomatike.

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
– Përqendrohet në përfshirjen qytetare, transparencën dhe kontrollin parlamentar mbi institucionet.

Komisionet që do të drejtohen nga opozita (Partia Demokratike):

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
– Përgjegjës për zhvillimin e arsimit, kërkimit shkencor dhe promovimin e sportit.

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
– Mbikëqyr reformat shëndetësore dhe politikat sociale në dobi të grupeve në nevojë.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
– Siguron mbrojtjen e lirive themelore dhe lirinë e shprehjes, në përputhje me Kartën e të Drejtave të BE-së.

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
– Trajton zhvillimin kulturor, promovimin e turizmit dhe lidhjen me komunitetet shqiptare jashtë vendit./Balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu