Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, është emëruar drejtoreshë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), një institucion që prej vitesh ka qenë në qendër të kritikave dhe skandaleve publike.

Gjylametit i është besuar drejtimi i AKU-së në një moment delikat, pasi institucioni është përballur vazhdimisht me akuza për raste të rënda abuzimi, sidomos në lidhje me produkte bujqësore të kontaminuara me pesticide të ndaluara dhe mungesë kontrollesh efektive në treg.

Emërimi i saj vjen pas largimit të Manush Kullollit, i cili mbante më herët drejtimin e AKU-së. Pritshmëritë janë të larta për një reformim të thellë të institucionit, në një kohë kur siguria ushqimore mbetet një nga shqetësimet kryesore për konsumatorët shqiptarë.

Ende nuk ka një reagim publik nga vetë Gjylameti lidhur me prioritetet e saj në krye të AKU-së, ndërsa zhvillimet pritet të ndiqen nga afër, për shkak të ndjeshmërisë së sektorit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu