
Fushata per 11 majin ka filluar dhe kandidatët për deputetë janë në zonat e tyre në takime me qytetarët për tu kërkuar votën. Ne do të shkojmë të takojmë Erion Braçen, dhe jo nuk jemi në Divjakë, jemi në lagjen Irfan Tomini këty në njësinë nr5 në kryetqytet, aty ku do të kandidojë në këto zgjedhje deputeti socialist Brace. I zvendosur nga zona e divjaëa në kryeqytet.Shkojmë ta takojmë dhe do të ndjekim një ditë fushate me të.
Gazetarja Raziela Myslimaj:: Kam qënë gjithmon kurioze të di si është dita e një deputeti, sidomos në fushatë zgjedhore pasi njerëzve iu duket përgjithshisht një imazh I largët.
Erion Braçe: Dita e një deputeti në qytet është krejt ndryshe nga dita e deputetit në fshat. Atje ishe nëpër fusha nëpër vepra vaditëse, kulluese. Këtu është komplet tjetër gjë…
Gazetarja Raziela Myslimaj: Të vjen keq që nuk je më në zonën tënde të Divjakës?
Erion Braçe: Më vjen keq në sensing që kam lënë punë në mes. Do doja ta përfundoja projektin e integruar të zhvillimit të Divjakës dhe pastaj të merresha me diçka tjetër. Jam këtu tani ….
Për Erion Braçen deputet kuvendit të Shqipërisë që nga viti 1996 për 9 legjislatura kjo është sfida e radhës duke nga kaluar nga problematikat e fshatit dhe bujqësisë, tek ato thellësisht urbane.
Braçe: Problematika që ndesh më tepër është thellësisht komunale apo bashkiake, trotuaret janë problem, parkingjet, trafiku, pallatet e vjetra.
Gazetarja Raziela Myslimaj: Si u përgjigjeni këtyre shqetësimeve dhe kërkesave nëse nuk keni aksesin për t’i zgjidhur?
Braçe: Aksesi merret nuk ta jep njëri. Kryeminsitrit, kryeministrit deri sa të kthejë përgjigje e të zgjidhet.
Dikur numri dy i qeverisë së Edi Ramës, por raporti mes tyre herë pas herë dukej sikur pësonte krisje, ashtu sic ishte zhvendosja nga Divjaka në Tiranë që Erion Brace nuk e priti fortë mirë.
Gazetarja Raziela Myslimaj: Si i keni raportet me kryeministrin sot?
Erion Braçe: Raporte pune…
Gazetarja Raziela Myslimaj: Ju pyes sepse në prezantimin e kandidatëve për Tiranën ajo që më ra në sy ishte se ju ishit i vetmi që i dha një përqafim të ngrohtë. Ishte kjo një mënyrë për tu shfajsuar apo kërkuar falje që ju hoqi nga zona e Divjakës?
Braçe: Jo nuk kishte lidhje me shfajsimin dhe faljen. Unë me Edi Ramën kemi një marrëdhënie që është meme lartë e poshtë për atë që unë them për këtë marrëdhënie. Por është një marrëdhënie konstante pune që evoluon.
E shtrirë në lagjet kryesore të kryeqytetit si Blloku, Selita, Komuna e Parisit, apo rruga e Kosovarëve, njësia numër 5 është njohur historikisht si një bastion i majtë.
Braçe: 125 mijë banorë, në 2021 ka marrë 20 mijë e pak vota. Sa synoni ta rrisni? Unë synoj cdo votë të mundshme për PS dhe për deputetin
Takimet me qytetarët i ndërpresim përkohësisht për një ndalesë ….
Po ngjitemi në apartamentin e Kristaq Eksarko, ish-futbollisht i Partizanit dhe kombëtares shqiptare të cilin fatkeqësia dhe kushtet e kanë izoluar në katin e katërt, në pamundësi për të zbritur.
Takimi ishte prekës, por në hyrjen e pallatit vetëm pak metra larg tij që nuk kërkonte gjë tjetër vecse një ashensor, na priste një tjetër realitet.
Megjithatë, aq sa larg duket ky realitet i ri për Erion Bracen që fokusin e ka patur tek bujqësia dhe fermerët, aq shumë ndërthuret ngushtë me jetën e urbane.
Braçe: Kjo është domatja e re që nga Lushnja dhe Divjaka del me 85 lekë, këtu shitet me 200 lekë sepse është ai tregu i tmerrshëm i autostradës që rrit kostot.
Gazetarja Raziela Myslimaj: Mendova se në takime me qytarët i flisni për integrimin në BE dhe pasaporën europiane.
Braçe: Jo. Mund t’u flasësh për integrimin e për cfarë të duash, por mund tua bësh edhe të prekshme sic është kjo gjë.
Gazetarja Raziela Myslimaj: A kushton fushata për një deputet?
Braçe: Hiç fare, po bëjmë një fushatë pa shpenzime
Gazetarja Raziela Myslimaj: I druheni konkurentëve tuaj? Edhe atyre brenda partisë?
Braçe: Atyre me lekë jo. Brenda partisë jo.
Gazetarja Raziela Myslimaj: Dhe a ju duket garë e padrejtë për faktin se garoni edhe me ministra?
Braçe: E vetmja gjë e padrejtë është që unë kam ardhur shumë vonë dhe nuk kam kohë t’i takojë të gjithë.
37 kandidatët socialistë në listën të hapur luftojnë vetëm për 6 vende në rast se do të ruhen pozitat e 2021-shit, cka e bën garën jo vetëm të fortë mes tyre, por ndoshta edhe të pandershme. E për ata që shkelin rregullat e lojës, Braçe e ka një mesazh.
Erion Braçe: Tani është orari kur dalin të gjithë këta e kërkojnë vota individuale. Del një tjetër që thotë “ej më duhen votat, unë punoj tek x ministri”, një tjetër thotë “Jam drejtor më duhen ca vota”. Kur të vijnë këta t’I thoni dy gjëra: Cfarë keni bërë me votën që ju kemi dhënë 4 vite më përpara. Vetëm nga partia ime që kishte 36 kandidatë kanë marrë votë në njësinë nr5 3 4 kandidatë. Keni parë ndonjë nga ata?
Prandaj kërkesën Brace e ka të drejtëpërdrejtë
Erion Braçe: Mos e copëtoni votën në cilindo emër. Shkoni e votoni dhe unë do bëj atë që iu premtova, deputetin e zonës tuaj me kohë të plotë.
Të tijët nuk i kursen as kur zbulon para qytetarëve ndonjë truk elektoral të tyre
Erion Braçe: Dhe cilido që del e thotë, më jepni votën sot se në tetor do bëhem kryetar bashkie, i them dil nga gara sot dhe prit radhën për të kandiduar për kryetar bashkie.
Banorët e kësaj njësie kanë thuajse të njëjtat problematika, riparimin e rrugëve, pastrimin e bodrumeve, ndricimin, parkimin apo mirëmbajtjen e hapsirave të gjelbra, por kërkesat jo gjithmon ishin kaq të zakonta, njëri prej tyre kërkoi legalizimin e një shtese pa leje para 11 majit.
Qytetari: Po e bëre përpara mirë, ose shihemi bashkë më 11 maj.
Erion Braçe: Legalizime unë për votë nuk bëj. Voto si të duash, para datës 11 unë legalizime nuk bëj.
SI.E./Shqiptarja.com TAG: PS Erion Braçe zgjedhjet parlamentare 2025