Botërori ende nuk ka nisur, ose numërimi mbrapsht ka filluar, por si gjithnjë parashikimet, apo akoma më shumë një vëzhgim mbi fortësinë e grupeve mund të bëhet që tani.

Si në çdo botëror ka grupe të forta, grupe të ashtuquajtura të hekurta, por sido që vijë puna një skuadër që pretendon titullin një herë do përplaset me kundërshtarë të fortë. Në një pamje të parë ai që mund të quhet grupi i ferrit i takon Frances. Skuadra e Deshamps do të përballet me Senegalin, Norvegjinë dhe një ekip që do peshkohet nga Bolivia, Surinami apo Iraku. Një short ku padyshim skuadra franceze do të kërkojë vendin e parë, pasi shanset që ajo të dalë e fudit e të eleminohet janë minimale ose 0. Kjo sepse nga të 12 grupet kualifikohen 12 të parat+2 të dytat dhe 8 më të mirat e treta për çdo grup. Nga ana e saj kampionia e Europës do ketë një grup të lehtë, ku Uruguai ka vetëm emrin në listën e fituesve të dy botërorëve, por përformanca e tyre tani është nën nivelin mesatar. Arabia Saudite dhe Kepi i gjelbër vështirë se do mund të ndryshojnë fatin e grupit, që më shuë shanse do nxjerrë për më tej Spanjën dhe Urugajin. Kampionët e Botës, argjentinasit e Mesit, që do të luajë botërorin e 6 rradhazi do ketë edhe një short përtu elendisur.

Austria, Algjeria dhe Jordania, vështirë se do mund të ndalin argjentinasit. Interesant do jetë përballja mes Brazilit fitues it re Botërorëve dhe Brazilit afrikan, vendit të tretë në edicionin e kaluar Marokut. Afrikanët janë shpallur kampion botë me të rinjtë vetëm dy muaj më parë dhe deklaratat se ka ardhur koha të jemi edhe me të rriturit kanë diçka të vërtetë. Me një grup futbollistësh, të cilët luajnë në Europë, marokenët mund të jenë edhe supriza e këtij botërori. Interesant ka qenë shorti për tri vendet organizatore, pasi edhe me dorë të ishin vendosur goglat vështirë se do mund tëkish një short me të lehtë. Të njëtat fjlë duhen thënë edhe për Gjermaninë, e cila në grup ka Ekuadorin, Koraçaon dhe Bregun e Fildishtë. Në dilemë italianët, të cilët më parë duhet të kualifikohen e më pas, duke qënë se kanë qenë se ishin vendosur në vazon e katërt do kenë kundërshtarë Kanadanë vendase, Katarin dhe Zvicrën. Kanadaja është pritëse, ndërkohë që me Zvicrën italianët kanë kujtime të hidhura në europianin e fundit./Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu