Socialistët festojnë sot fitoren e 11 majit
11 Maji, zyrtarizohet rezultati për 12 qarqet e vendit
Përmes një videoje, me tingujt e këngës së fushatës së socialistëve, kryeministri Edi Rama ka ‘rreshtuar’ deputetët e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit.
Arbjan Mazniku, Evis Kushi, Bora Muzhaqi, Ermal Elezi, Adi Qose, Sara Mila, Saimir Hasalla, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi dhe Agron Gaxho, janë skuadra e kryeministrit në rrugën drejt Shqipërisë 2030.
“Skuadra fituese e Elbasanit për Shqipërinë 2030”, shkruan kreu i qeverisë.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, PS fitoi një mandat të katërt, historik, duke siguruar plot 83 vende në Kuvendin e Shqipërisë. Partia Demokratike, e cila mori vetëm 50 vende, i ka cilësuar të manipuluara dhe nuk i njeh zgjedhjet, duke akuzuar kryeministrin dhe Partinë Socialiste.
Ndërkohë, KQZ ka pranuar kërkesën e koalicionit opozitar Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, për hapjen e të gjitha kutive në Tiranë dhe Fier, ndërsa do rinumërohen pjesërisht votat në Elbasan dhe Durrës. Rinumërimi do të përfshijë edhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit, sipas vendimit të dhënë nga KAS.
/tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu